​Parandalohet kontrabanda me fishekzjarr

Kronikë e zezë

​Parandalohet kontrabanda me fishekzjarr

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Policia e Kosovës më 31 tetor 2023, në brezin kufitar me Serbinë, kanë identifikuar një automjet transportues furgon, me targa serbe, i cili ishte duke lëvizur përmes rrugëve ilegale nga fshati Renatoc-Preshevë në drejtim të fshatit Inatoc-Gjilan.

Gjatë kontrollit të automjetit, të cilin e drejtonte personi me inicialet I.S., kishte të ngarkuar 115 pako me peshë totale 1.457 kilogramë mjete piroteknike fishekzjarrë, në vlerë sipas tregut afro 15.000 euro.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli së bashku me automjetin dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat