Dhunë në një familje në ‘Muharrem Fejza’, 57-vjeçari rrah vajzën dhe kërcënon gruan

Kronikë e zezë

Dhunë në një familje në ‘Muharrem Fejza’, 57-vjeçari rrah vajzën dhe kërcënon gruan

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë së Kosovës e kanë kërkuar së fundi edhe një grua me vajzën e saj në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, pasi kryefamiljari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj tyre.

Media mëson se 58-vjeçarja dhe e bija kanë deklaruar se janë viktima të dhunës sistematike në familje nga bashkëshorti, respektivisht babai, teksa në rastin e fundit i dyshuari ka rrahur vajzën dhe ka kërcënuar gruan.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat