Një person në Vushtrri raporton në Polici se dikush i shkroi grafite në pjesë të ndryshme të shtëpisë

Kronikë e zezë

Një person në Vushtrri raporton në Polici se dikush i shkroi grafite në pjesë të ndryshme të shtëpisë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës (PK) njofton se një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë shkruar grafite në derën e hyrjes së shtëpisë, garazhit dhe në disa dritare të shtëpisë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti është cilësuar si “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

“Vushtrri 31.10-01.11.2023 – 16:00-09:00.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshimtë, të panjohur, në derën e hyrjes së shtëpisë, garazhit si dhe në disa dritare të shtëpisë së tij me sprej kishin shkruar grafitë”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat