​Aksion policor në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Gjilan – konfiskohen armë e fishekë

Kronikë e zezë

​Aksion policor në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Gjilan – konfiskohen armë e fishekë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar, në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të PK-së, sot ka bërë realizimin e një urdhër-kontrolli për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Gjatë këtij operacioni policor është bërë kontrollimi i shtëpive me objektet përcjellëse dhe e një lokali në 11 lokacione, në katër rajone Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë automatike AK 47, dy pushkë gjuetie, një pistoletë, pesë karikatorë, 116 fishekë të kalibrave të ndryshëm etj.

Në polici janë shoqëruar 10 persona dhe pas intervistimit të tyre të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat