​Istog, arrestohet një person i dyshuar pёr armë e narkotikë

Kronikë e zezë

​Istog, arrestohet një person i dyshuar pёr armë e narkotikë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 15:29
​Istog

Më datë 1 nëntor 2023, rreth orës 23:52, policia ёshtё njoftuar për një aksident në Banjë të Istogut.

Policia gjatë shikimit të vendit të ngjarjes tek një i dyshuar ka gjetur një armë zjarri pistoletë, dy gëzhoja, një palë pranga metalike dhe një cigare me substancë të dyshuar narkotike-marihuanë.

Me këtë rast policia ka arrestuar tё dyshuarin si dhe ka shoqëruar njërin nga dëshmitarët në stacionin policor.

I dyshuari meqenëse ishte nën ndikim të alkoolit nuk është intervistuar.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orësh, ndërsa dëshmitari gjatë intervistimit ka deklaruar se i dyshuari gjatë rrugës Pejë – Banjë, kishte shtënë me armë. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat