​Parandalohet tentim kontrabanda me argjend

Kronikë e zezë

​Parandalohet tentim kontrabanda me argjend

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës sot në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit,

kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të bizhuterive të argjendit me peshë prej 3.6 kilogramë dhe një vlerë rreth 5.000 euro.

Mallin e gjetur në automjetin e udhëtarëve, të dyshuar për kontrabandë, është gjetur gjatë një kontrolli të hollësishëm, ndërkohë që ka nisur procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës thotë se do të vazhdojë të kujdeset për zbatimin e rregullave dhe ligjeve të qarkullimit të mallrave në kufijtë e saj dhe do të ndërmarrë hapa të për të parandaluar dhe ndëshkuar kontrabandën, thuhet në një komunikatë për media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat