Arrestohet një serb pasi u kap me armë në Gjilan

Kronikë e zezë

Arrestohet një serb pasi u kap me armë në Gjilan

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 08:48
Arma e sekuestruar

Një person nga nacionaliteti serb është arrestuar pasi të mërkurën rreth orës 23:45, Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit gjatë një kontrolli rutinor në veturën  e tij i kanë gjetur një pistoletë 9 mm dhe një karikator.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se i dyshuari me inicialet N.C (viti i lindjes 2002) është shoqëruar në stacionin policor Ranillug ku dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

“Njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan me datën 02.11.2023 rreth orës 23:45 gjatë kontrollit rutinor kanë ndalur një automjet me targa vendore me vozitës N.C. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar serb).

Gjatë kontrollit të automjetit nga ana e zyrtarëve policor është gjetur dhe sekuestruar një (1) armë pistoletë e kalibrit 9 mm. dhe një (1) karikator të cilat do të përdoren si dëshmi për gjykatën”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat