Hajnat e çojnë në ajër bankomatin në Ferizaj, dëmtohet edhe vetura e policisë

Kronikë e zezë

Hajnat e çojnë në ajër bankomatin në Ferizaj, dëmtohet edhe vetura e policisë

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Skena si në filmat aksion janë parë në orët e para të mëngjesit në Ferizaj. Një bankomat është hedhur në ajër në dalje të Ferizajit.

Policia ka arritur në vendngjarje dhe dyshohet se ka patur shkëmbime armësh mes dy grupeve.

Për pasojë shihet edhe një veturë e dëmtuar e policisë së Kosovës.

Nuk dihet ende nëse ka të arrestuar apo të lënduar nga ky rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat