Zhduket një vajzë e mitur në Prishtinë, babai kërkon ndihmën e Policisë: Ajo largohet shpesh nga shtëpia

Kronikë e zezë

Zhduket një vajzë e mitur në Prishtinë, babai kërkon ndihmën e Policisë: Ajo largohet shpesh nga shtëpia

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë së Kosovës e ka kërkuar edhe një person në Prishtinë, i cili ka njoftuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia ditën e së hënës, teksa rastin e denoncoi gjatë ditës së djeshme.

Burimet e sinjalit i brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e prindit, i cili ka deklaruar se vajza e tij shpesh largohet nga shtëpia.

Denoncimi i babait ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat