Kërcet grushti mes punëtorëve të ‘Feronikelit’, 60-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Kronikë e zezë

Kërcet grushti mes punëtorëve të ‘Feronikelit’, 60-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Jo rrallëherë ndodhin përleshje mes personave që punojnë në të njëjtin vend të punës në Kosovë. Ato shpesh eskalojnë në kërcënime e sulme, për çka intervenon Policia.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur në Drenas, ku janë përfshirë dy punëtorë të fabrikës së ‘Feronikelit’.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se sherri ka nisur gjatë kohës që ata ishin duke udhëtuar së bashku për në punë, kur për motive ende të panjohura, 49-vjeçari ka sulmuar fizikisht kolegun e tij.

60-vjeçari ka marrë lëndime trupore si pasojë e goditjeve dhe si rrjedhojë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë ai ka denoncuar rastin në Polici, çka ka bërë që i dyshuari të shoqërohet në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat