Ky është problematiku nga Peja që shkaktoi aksident dhe tmerroi qytetarët duke shtënë me armë

Kronikë e zezë

Ky është problematiku nga Peja që shkaktoi aksident dhe tmerroi qytetarët duke shtënë me armë

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Media raportoi dje për një incident që ka ndodhur në fshatin Banjë e Istogut, ku një 23-vjeçar, i cili shkaktoi aksident trafiku ka tmerruar qytetarët përreth duke shtënë me armë zjarri. I riu, i cili ishte në gjendje të dehur teksa ngiste veturën ka gjuajtur disa herë, derisa Policia intervenoi dhe e arrestoi.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i riu që përfundoi në ndalim policor lidhur me këtë rast është Dion Laja.

Sipas informacioneve të para pasi njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike, të cilat ishin në pronësi të shoferit që shkaktoi aksidentin.

Në kuadër të veprimeve hetimore, është marrë dëshmia e një dëshmitari të rastit, i cili ka pohuar se 23-vjeçari ka shtënë disa herë me armë në ajër gjatë kohës që ishte duke drejtuar veturën e tij.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, por për shkak se ka rezultuar në gjendje të dehur pas alkooltestit, nuk ka qenë e mundur që të intervistohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet se ka kryer tri veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’, ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat