“Bëhet gjaku deri në gju”/ Kryefamiljari në Ferizaj kërcënon gruan dhe djalin

Kronikë e zezë

“Bëhet gjaku deri në gju”/ Kryefamiljari në Ferizaj kërcënon gruan dhe djalin

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Për një rast të tillë që ka ndodhur në Ferizaj, Prokuroria ka nisur hetimet.

Sinjali mëson se një 23-vjeçar ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi është ankuar se babai ka ushtruar dhunë ndaj tij.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e familjes, ku është përfshirë edhe nëna e të riut, respektivisht bashkëshortja e të dyshuarit.

Bazuar në dëshminë e viktimave, pas një konflikti verbal mes tyre, situata ka eskaluar në dhunë verbale, pasi 48-vjeçari dyshohet se i ka kërcënuar me jetë dhe më pas ka tentuar që me një karrige ta sulmojë djalin e tij.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka mohuar se ka pasur qëllim që ta godas të birin.

Me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat