Grabitje e armatosur te “Hib Petrol” në Ferizaj: Shkëmbim zjarri mes hajnave dhe Policisë

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur te “Hib Petrol” në Ferizaj: Shkëmbim zjarri mes hajnave dhe Policisë

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Policia e konfirmon rastin:

Sot rreth orës 04:50 kemi pranuar një informatë  se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë tek pika e karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj ishte një grabitje e armatosur në proces nga persona të panjohur.

Patrulla e policisë me të arritur  në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kanë filluar të shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim, ndërsa shkëmbim zjarri kishte edhe nga ana e zyrtarëve policor, mirëpo të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë dyshohet karavan ngjyrë teget, në drejtim të panjohur dhe në veturë dyshohet se ishin 4 perosna me armë të gjata.

Ekipe të policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes në asistim të patrullës së policisë.

Për informata tjera ju njoftojmë me kohë.

Rasti është cilësuar ”Tentim vrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe grabitje e armatosur””.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat