Arrestohet burri i gruas nga Drenasi që ishte shpallur e zhdukur - policia jep detaje

Kronikë e zezë

Arrestohet burri i gruas nga Drenasi që ishte shpallur e zhdukur - policia jep detaje

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 09:35
Policia

Policia e Kosovës dje pasdite shpalli në kërkim një grua nga Vasileva e Drenasit, pasi ajo ishte raportuar e zhdukur që nga 24 tetori.

Por pa vonuar shumë, viktima ishte paraqitur në stacionin e policisë në Ferizaj dhe kishte njoftuar mbi motivin e largimit nga shtëpia.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Gllogoc  24.10.2023-19:30. Me datën e lartcekur, viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe me datën 02.11.2023 pas publikimit të fotografisë së viktimës në faqen zyrtare të Policisë,  viktima ishte paraqitur në stacionin e policisë në Ferizaj.

Sipas deklaratës së viktimës e njëjta ishte larguar nga shtëpia pasi që pas një fjalosje me bashkëshortin e saj i njëjti e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të largohet prej shtëpie.

Me kërkesën e viktimës , ajo është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat