Burri në Vushtrri rrah brutalisht bashkëshorten e tij, 23-vjeçarja përfundon në spital

Kronikë e zezë

Burri në Vushtrri rrah brutalisht bashkëshorten e tij, 23-vjeçarja përfundon në spital

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 11:52
Ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë  në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi një grua në fshatin Dumnicë e Epërme në Vushtrri, pasi bashkëshorti i saj dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sinjali mëson se si pasojë e dhunës, 23-vjeçarja ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në spital për tretman mjekësor.

Ndërkohë njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 26-vjeçarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat