​Sekuestrohen dy armë në Malishevë

Kronikë e zezë

​Sekuestrohen dy armë në Malishevë

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Stacioni Policor në Malishevë, pasi kishte pranuar informatë se i dyshuari I. B., shtetas i Kosovës kishte armë në posedim të paautorizuar dhe gjatë muajit gusht në një aheng familjar kishte shtënë me armë, ka realizuar kontroll në vendbanimin e tij në Kërvasar të Malishevës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe në objektet tjera përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me dy karikator dhe gjashtë copë fishekë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari pas përfundimit të procedurave policore është liruar.

Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat