Një i vdekur e katër të lënduar nga aksidenti i rëndë në Veternik/ Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Një i vdekur e katër të lënduar nga aksidenti i rëndë në Veternik/ Policia jep detaje

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 07:38 Përditësuar në ora: 07:59 më 04.11.2023
Pamje nga aksidenti

Një i vdekur e katër të lënduar nga aksidenti në Veternik, Policia jep detaje

Një person ka vdekur e katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete – një veturë e parkuar dhe dy të tjera që kanë qenë në lëvizje.

Ahmeti tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete  (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime  të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.

Aksident i rëndë në Veternik

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Veternik, përballë qendrës tregtare “Albi Mall”.

Lexues  kanë dërguar fotografi, ku shihet se automjeti është rrotulluar dhe është dëmtuar rëndë.

Ende nuk dihet a ka të vdekur e të lënduar.

Media është në pritje të konfirmimit të Policisë lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat