I mituri në Prishtinë raporton në Polici se disa persona ia vodhën 85 euro duke e kërcënuar me thikë

Kronikë e zezë

I mituri në Prishtinë raporton në Polici se disa persona ia vodhën 85 euro duke e kërcënuar me thikë

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 08:49
Policia

Një i mitur në Prishtinë ka raportuar në Polici se persona të panjohur ia kanë marrë 85 euro nën kërcënimin e thikës, raporton Express.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Rr. Enver Zymberi, Prishtinë 03.11.2023 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar i mitur ka informuar se nga persona të pa njohur nën kërcënimin e thikës i janë grabitur 85€.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat