Dyshohet se shtiu me armë verës në një aheng, Policia i shkon në derë 56-vjeçarit në Malishevë

Kronikë e zezë

Dyshohet se shtiu me armë verës në një aheng, Policia i shkon në derë 56-vjeçarit në Malishevë

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve. E raste të tilla ndodh të zbulohen edhe pas një kohe.

Të njëjtin fat e pati një qytetar në fshatin Kërvasari në Malishevë, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar të mbajtur në muajin gusht.

Burimet bëjnë me dije se Policia në koordinim me prokurorinë ka bastisur së fundi shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri dhe municion.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 56-vjeçari të hetohet në liri për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat