​Pejë, rreth 500 gjoba për vozitësit vetëm në fillim të këtij muaji

Kronikë e zezë

​Pejë, rreth 500 gjoba për vozitësit vetëm në fillim të këtij muaji

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor DRP Pejë, duke u bazuar nё implementimin e Planit Operativ “Siguria nё trafikun rrugor 2023”, po i shfrytëzon pajisjet inteligjente gjithashtu edhe dronin e policisё.

Vetëm nё fillimin e këtij muaji ka shqiptuar rreth 500 tiketa për vozitësit që kanë bërë shkelje ligjore në komunikacion.

Përfshirë tejkalim në vijë të plotë, tejkalim të shpejtësisë dhe kundërvajtje tjera bazuar nё ligj.

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, apelon te pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat konform ligjit, në mënyrë që të parandalojmë aksidentet e mundshme në rrugët e vendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat