Vdes një biçiklist, u godit nga kamioni në magjistralen Podujevë – Prishtinë

Kronikë e zezë

Vdes një biçiklist, u godit nga kamioni në magjistralen Podujevë – Prishtinë

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 16:33
Ilustrim

Ka vdekur një biçiklist sot pasi është goditur nga një kamion në magjistralen Podujevë – Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje (kamion).

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat