“Kam me të shkatërru”/ Burri në Fushë Kosovë e kërcënuan gruan pasi i kërkoi të ndahen

Kronikë e zezë

“Kam me të shkatërru”/ Burri në Fushë Kosovë e kërcënuan gruan pasi i kërkoi të ndahen

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Telashet e mosmarrëveshjet e shumta në një martesë, në të shumtën e rasteve përfundojnë me kërkesën për shkurorëzim. Por kjo jo gjithmonë pritet me mirëkuptim nga të dyja palët, pasi që në shumë raste burrat kërcënojnë gratë të cilat marrin vendim që t’i ndajnë rrugët.

Me një situatë të tillë është përballur edhe një grua në Fushë Kosovë, e cila pasi i ka kërkuar bashkëshortit të saj të ndahen, ky i fundit e ka kërcënuar me jetë.

Sipas informacioneve, bazuar në dëshminë e viktimës, në bisedë e sipër me të shoqin, ai e kishte kërcënuar se nëse ndahet do ta pësojë shumë keq.

E frikësuar dhe e shqetësuar nga paralajmërimi i bashkëshortit, gruaja ka arritur që të denoncojë rastin në Polici, ku ka kërkuar ndihmë.

Si rezultat i raportimit, burri i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku e ka mohuar ta ketë kërcënuar gruan.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje si i dyshuar për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat