E rëndë: Djali kërcënon me vrasje nënën e tij 88-vjeçare, e paralajmëron edhe për vetëvrasje

Kronikë e zezë

E rëndë: Djali kërcënon me vrasje nënën e tij 88-vjeçare, e paralajmëron edhe për vetëvrasje

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur në një familje në Han të Elezit, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, pas disa mosmarrëveshjeve që kanë pasur mes vete.

Media mëson se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast ka deklaruar se i biri e kishte kërcënuar se do ta vrasë atë e më pas veten, duke i shkaktuar kështu shqetësim e frikë të madhe.

Posa rasti u denoncua në Polici, i dyshuari ka marrë trajtim mjekësor e më pas është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat