Dënohen dy shoferë në Ferizaj që tejkaluan në vijë të plotë

Kronikë e zezë

Dënohen dy shoferë në Ferizaj që tejkaluan në vijë të plotë

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 11:58
Policia

Policia e Kosovës ka gjobitur dy persona në Ferizaj për tejkalim në vijë të plotë.

Sipas njoftimit, ndaj tyre është shqiptuar gjobë kundërvajtëse rrugor me dënim 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 07.11.2023 në rrugën magjistrale Ferizaj – Gjilan , në dy lokacione të ndara në fshatin Mirosale dhe Sojevë të Ferizajt ka ndaluar shoferët A.A (M/K) i moshës 22 vjeçar dhe H.Y ( M/K) i  moshës 48 vjeçar.

Ata me veturat e tyre kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacionin rrugor, tejkalim në vijë të plotë. Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit  rrugor me dënim 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat