Aksident trafiku në Sllatinë, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Sllatinë, lëndohen tre persona

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 13:26
Pamje nga aksidenti

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë).

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e janë lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zyrtari për media në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në orën 10:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Njësia policore e autostradës ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me aksidentin”, thuhet në përgjigje.

Lexues të KosovaPress, kanë dërguar edhe video nga vendi i ngjarsjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat