Aksident në Drenoc të Klinës, një person është në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Aksident në Drenoc të Klinës, një person është në gjendje të rëndë

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Pak momente më parë, në fshatin Drenoc të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku i rëndë.

Pesë persona raportohet që janë lënduar, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Ndërsa, Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Drenoc në komunën e Klinës. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa pesë persona janë dërguar në Emergjencën e Pejës për trajtim mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e të lënduarve. Policia është në vendngjarje”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat