Vazhdon aksioni i Policisë, sekuestrohen edhe 126 telefona të mençur

Kronikë e zezë

Vazhdon aksioni i Policisë, sekuestrohen edhe 126 telefona të mençur

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 17:29
Telefonat e sekuestruar

Policia e Kosovës, e ka vazhduar edhe sot aksionin e tyre për bastisje në disa biznese apo “Mobile Shop”, në Prishtinë.

Dje janë kontrolluar 30 biznese, kurse një kishte qenë i mbyllur.

Për këtë arsye Policia e kishte bllokuar hyrjen e këtij biznesi deri sa është hapur nga pronari i tij këtë të mërkurë.

Sipas njoftimit në këtë biznes të njohur, janë sekuestruar 67 telefona të mençur (Smart Phone), të cilët dyshohet se në vendin tonë kanë hyrë duke iu shmangur taksave dhe tarifave doganore e procedurave tjera të rregullta.

Kurse po ashtu janë sekuestruar përkohësisht 59 telefona të mençur (Smart Phone), pasi që për këta telefona pronari i biznesit ka ofruar dëshmi mbi prejardhjen, mirëpo nuk kanë qenë bindëse sipas Inspektorëve dhe për këtë arsyeje janë sekuestruar me qëllim të verifikimit në detaje.

“Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari (pronari i biznesit të kontrolluar), dyshohet se ka kryer veprat penale: “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”, “Kontrabandimi i mallrave” dhe “Shmangia nga tatimi”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është liruar kurse rasti ka mbetur në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat