E mitura nga Vitia që u zhduk para disa ditësh paraqitet në Polici, thotë se qëndroi me të dashurin

Kronikë e zezë

E mitura nga Vitia që u zhduk para disa ditësh paraqitet në Polici, thotë se qëndroi me të dashurin

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Viti, ku një vajzë 17-vjeçare ishte larguar nga shtëpia prej 9 nëntorit dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vajza është paraqitur në Polici tek gjatë ditës së djeshme, bashkë me një person të moshës madhore.

Mësohet se e reja ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin dhe para hetuesve policorë ka bërë me dije ndër të tjera se personi me të cilin ka qëndruar është i dashuri i saj.

Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo keqtrajtimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat