Koha me shi/ Rritet numri i aksidenteve në trafik

Kronikë e zezë

Koha me shi/ Rritet numri i aksidenteve në trafik

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar të kenë ndodhur 89 aksidente trafiku në rrugët e Kosovës.

Koha me shi ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të aksidenteve në të gjitha rajonet e vendit.

Policia ka njoftuar se vetëm dje kanë ndodhur 37 aksidente me persona të lënduar ndërsa 52 të tjera me dëme materiale.

Sipas policisë, ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit janë shqiptuar gjithsejtë 1 333 gjoba kundërvajtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat