Vdes një person në një aksident trafiku në Malishevë

Kronikë e zezë

Vdes një person në një aksident trafiku në Malishevë

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën ditën e enjte në një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, në fshatin Joviq të Malishevës.

Policia njofton se lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete me ngasës një mashkull dhe një femër kosovare. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës viktima mashkull kosovar”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Rasti është nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat