18 vjeçarja piu fostoksinë dhe ndahet nga jeta tragjikisht

Kronikë e zezë

18 vjeçarja piu fostoksinë dhe ndahet nga jeta tragjikisht

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 09:49
Ilustrim

Eralda Rama 18 vjeç me banim në Koplik i ka dhënë fund jetës së saj dje në mënyrë tragjike. E reja ka konsumuar fostoksinë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ajo është dërguar për të marrë ndihmën e parë mjekësore por nuk ka mundur t’ia dalë.

Shkaqet që e çuan të renë të ndërmerrte këtë akt të rëndë për jetën nuk janë bërë ende me dije.

“Mesditën e djeshme, shtetasja E. R., 18 vjeçe, banuese në Koplik, dyshohet se ka pirë fostoksinë, e cila u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por rreth orës 17:00, ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat