​Rrahje mes vajzave të dy shkollave në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Rrahje mes vajzave të dy shkollave në Prishtinë

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 22:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Një rrahje ka ndodhur sonte rreth orës 19.00 në mes të disa vajzave të mitura të dy shkollave të mesme në Prishtinë.

Sipas qytetarëve, të cilët kanë dërguar edhe video në KosovaPress, rrahja ka ndodhur në mes të nxënëseve të shkollës së mesme e lartë profesionale “Shtjefën Gjeqovi” dhe atyre nga shkolla e mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”.

Rasti ka ndodhur afër shkollës “Shtjefën Gjeqovi”, pas një mos marrëveshjeje mesdy grupeve të nxënëseve dhe më pas rrahja ka vazhduar në rrugë.

KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës në lidhje me rastin, por nuk ka marrë ende përgjigje deri në publikimin e këtij lajmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat