Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje në Prishtinë, i sekuestrohen dy armë zjarri

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje në Prishtinë, i sekuestrohen dy armë zjarri

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se ka arrestuar një person për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit, arrestimi është realizuar në fshatin Koliq, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.

Personit të dyshuar thuhet se i janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe 27 fishekë.

Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe  mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, bëhet e ditur në komunikatën për media.

Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat