Rrahu gruan, arrestohet prishtinasi/ Kjo ishte gjetur gjatë kontrollit në shtëpinë e tij

Kronikë e zezë

Rrahu gruan, arrestohet prishtinasi/ Kjo ishte gjetur gjatë kontrollit në shtëpinë e tij

Nga: Bota sot Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Një person në Prishtinë është arrestuar dje, kjo pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47, një pistoletë dhe 27 fishekë.

Personi me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

Prishtinë, 10.11.2023 – 08:50, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47, një pistoletë dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat