Aksion policor në rajonin e Gjakovës kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit

Kronikë e zezë

Aksion policor në rajonin e Gjakovës kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke zhvilluar një operacion policor në rajonin e Gjakovës.

Këtë e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës”, tha Kelani.

Tutje ai bën të ditur se ky operacion përfshin disa lokacione në Rajonin e Gjakovës.

Kelani nuk dha informacione se për çfarë saktësisht është duke u zhvilluar aksioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat