Dy persona rrahin keq një 30-vjeçar në Prishtinë, viktima përfundon në QKUK

Kronikë e zezë

Dy persona rrahin keq një 30-vjeçar në Prishtinë, viktima përfundon në QKUK

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Përleshjet mes të rinjve jo rrallëherë ndodhin për shkak të zënkave që fillojnë në rrjete sociale dhe eskalojnë në kanosje serioze e rrahje brutale. Për të tilla raste shumë të rinj kanë përfunduar në prangat e Policisë, duke u futur kështu në telashe.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në rrugën ‘Bashkim Fehmiu’ në Prishtinë, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një tjetër.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i gjithë sherri mes tyre ka nisur pas një konflikti verbal, ku dy të rinjtë R.M. dhe A.K., dyshohet se kanë eskaluar në dhunë fizike ndaj 30-vjeçarit, duke i shkaktuar atij lëndime trupore.

Si pasojë  e sulmit me të cilin u përball, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa të dyshuarit janë paraqitur në stacion policor ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Sulm’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat