Ferizaj, 12 vjeçarja sulmohet fizikisht nga nëna dhe njerku, dërgohet më pas në strehimore

Kronikë e zezë

Ferizaj, 12 vjeçarja sulmohet fizikisht nga nëna dhe njerku, dërgohet më pas në strehimore

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Ferizaj, e ku një 12 vjeçare ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga nëna dhe njerku i saj.

Ajo më pas është dërguar në strehimore.

Ndërkaq të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Ferizaj  13.11.2023 – 13:00. Viktima femër (12 vjeç) ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nëna e saj dhe njerku i saj. Viktima është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat