Pejë: Shoqërohet në polici një person, dyshohet se vitin e kaluar bashkëjetoi me një të mitur

Kronikë e zezë

Pejë: Shoqërohet në polici një person, dyshohet se vitin e kaluar bashkëjetoi me një të mitur

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Policia ka shoqëruar për intervistim një të dyshuar, pasi i njëjti dyshohet se vitin e kaluar ka bashkëjetuar me një femër të mitur.

Bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Me datë 13.11.2023 është shoqëruar për intervistimet i dyshuari kosovar, nën dyshimin se i njëjti (në vitin e cekur-2022) ka kryer veprën e cekur duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur, me të cilën tani janë ndarë për shkak të mosmarrëveshjeve.

Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat