Burri godet me grusht gruan në Vushtrri, e bën për spital

Kronikë e zezë

Burri godet me grusht gruan në Vushtrri, e bën për spital

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten duke e goditur me grusht.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:37, në Vushtrri.

Tutje thuhet se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht  bashkëshorten e tij viktimën femër kosovar, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat