Nën kërcënimin e thikës e detyroi të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj – një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit nga Gjakova

Kronikë e zezë

Nën kërcënimin e thikës e detyroi të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj – një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit nga Gjakova

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit S.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit.

“Sipas kërkesës, “me datën 12 nëntor 2023 rreth orës 17:30, në Gjakovë, e detyron personin tjetër të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, këtu të dëmtuarën, në atë mënyrë që nën kërcënimin e thikës të cilën i pandehuri e mbanë në dorë, e zhvesh të dëmtuarën dhe e detyron që të kryej akt seksual pa dëshirën e saj dhe më pas e dëmtuara e paraqet rastin në polici””, thuhet në njoftim.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, ”Dhunimi” të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit theksohet se gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepër penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke ju shmangur drejtësisë, duke ndikuar në dëshmitarë, apo duke e përsëritur veprën penale.

“I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 13 nëntor 2023 dhe do të zgjasë deri më 12 dhjetor 2023.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovë
s”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat