Aksident i rëndë në Dragobil të Malishevës, pesë persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Dragobil të Malishevës, pesë persona të lënduar

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 19:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në fshatin Dragobil të Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy kamionëve dhe një automjeti udhëtarësh, duke lënë të lënduar pesë persona.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:35.

“Rreth orës 17:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy kamionë dhe një automjet udhëtarësh. Për pasojë, përveç dëmeve materiale, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.

Fotot janë publikuar nga Organizata Vullnetare e Zjarrfikësit dhe e Shpëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat