Arrestohen dy persona në Prishtinë, kryen disa vjedhje në Austri

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Prishtinë, kryen disa vjedhje në Austri

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës kanë arrestuar dy persona, ndaj të cilëve ishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, të kryera në Austri.

Bëhet e ditur se policia ka kryer bastisje në katër lokacione të ndryshme në rrethinë të kryeqytetit.

“Gjatë bastisjeve, në cilësi të dëshmive materiale janë sekuestruar  një sasi e stolive të arit, dy automjete si dhe 156 fishek të kalibrit 9 mm”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të dyshuarit, sipas policisë, me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat