Lëmoshëkërkuesi në Fushë Kosovë kërcënon me thikë një person: Të prej

Kronikë e zezë

Lëmoshëkërkuesi në Fushë Kosovë kërcënon me thikë një person: Të prej

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 10:34
Fushë Kosovë

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve të ndryshme mes qytetarëve në vendin tonë. E në shumë raste, kërcënimet janë serioze dhe ngjallin frikë e pasiguri te viktimat, të cilët kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga Policia.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një lokal në rrugën ‘Dardania’ në Fushë Kosovë, ku një person i cili kishte hyrë brenda të kërkojë lëmoshë, dyshohet se ka kërcënuar një 42-vjeçar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku ka pohuar se pas një konflikti verbal, i dyshuari e ka kërcënuar me thikë, duke i thënë se do ta presë.

Si rezultat i denoncimit, 64-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat