“Nëse ndahesh, ta vraj familjen”/ Burri në Fushë Kosovë kërcënon të fejuarën, ajo kërkon ndihmën e Policisë

Kronikë e zezë

“Nëse ndahesh, ta vraj familjen”/ Burri në Fushë Kosovë kërcënon të fejuarën, ajo kërkon ndihmën e Policisë

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Telashet mes çifteve të cilët kanë zgjedhur që jetën ta ndajnë me njëri-tjetrin, bëjnë që ato shpesh herë të eskalojnë në dhunë psikike e fizike mes partnerëve. Atëherë kur problemet nuk kanë zgjidhje, shumë gra zgjedhin që të shpëtojnë nga dhuna përmes procesit të ndarjes. Por jo gjithmonë, ky vendim mirëpritet dhe respektohet edhe nga ana tjetër.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua në Fushë Kosovë, e cila ka raportuar se i fejuari i saj e ka kërcënuar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e viktimës, e cila ka pohuar se menjëherë pas fejesës, i dyshuari e ka kërcënuar se nëse ndahet, do t’ia vrasë familjen.

Njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat