Kapen afër 1.4 ton çokollatë me afat të skaduar

Kronikë e zezë

Kapen afër 1.4 ton çokollatë me afat të skaduar

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Në terminalin doganor në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, është kapur sasi e produktit të çokollatës prej 1,370 kilogramësh.

Vlera e saj siç njofton dogana është 1,712 euro, derisa afati i skadencës së saj ka qenë 26 tetor i këtij viti.

“Produktet e çokollatës së skaduar janë sekuestruar nga zyrtarët doganorë dhe do të asgjësohen në përputhje me rregulloret në fuqi dhe bashkëpunim me agjensionin e ushqimeve derisa kompania  importuese është gjobitur dhe po hetohet”, thuhet në njoftim.

Dogana kërkon nga të gjithë importuesit dhe eksportuesit që mallrat të jenë në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat