“E kanë rreh stupc”/ Kërcënohet menaxheri i një faqe në Facebook, zbulohet postimi ku e përmendi të dyshuarin

Kronikë e zezë

“E kanë rreh stupc”/ Kërcënohet menaxheri i një faqe në Facebook, zbulohet postimi ku e përmendi të dyshuarin

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 06:09
Foto ilustrim

Kërcënimet përmes rrjeteve sociale janë raste goxha të shpeshta, në të cilat më së shumti përfshihen të rinjtë, duke u futur kështu në telashe. Për motive nga më të ndryshmet,  të njëjtit përfundojnë si të dyshuar në Polici. Kështu ka ndodhur së fundmi në Drenas, ku një person është arrestuar nën dyshimet për kanosje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 23-vjeçar, i cili e ka kërcënuar personin që e menaxhon faqen “Kronika” në Facebook, pas një postimi që është bërë lidhur me të dyshuarin.

Siç mëson media, i dyshuari Alban Fejzullahu, e ka kanosur viktimën, duke i dërguar mesazhe përmes të cilave e ka paralajmëruar se do ta pësojë, në rast se nuk largohet postimi që është bërë.

Image
Shkrimi

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici dhe si rezultat, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat