U prezantuan rrejshëm si pjesëtarë të IPK-së, arrestohen tre persona në Prizren

Kronikë e zezë

U prezantuan rrejshëm si pjesëtarë të IPK-së, arrestohen tre persona në Prizren

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në fshatin Novakë të Prizrenit.

Arrestimi i tyre erdhi për shkak të prezantimit të rrejshëm si pjesëtar të IPK-së.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë prezantuar rrejshëm si pjesëtar të IPK-së”, njofton policia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat