Dyshohen për vjedhje – Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy grave

Kronikë e zezë

Dyshohen për vjedhje – Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy grave

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e dy grave, pasi të njejtat dyshohen pë vjedhje.

Rasti ka ndodhur në prill të këtij viti në një market.

Postimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim - identifikim të personave të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje, që ka ndodhur me datën 01.04.2023, në një market në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat