Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 08:46
Ilustrim

Është arrestuar një i dyshuar për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, në Skenderaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se në lokalin e të dyshuarit zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.

“Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë (7) aparate te lojërave, dy (2) televizorë, dhe dëshmi tjera relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat