Ishte dënuar për rrezikim të trafikut, ky është 52-vjeçari që u arrestua në Aeroportin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Ishte dënuar për rrezikim të trafikut, ky është 52-vjeçari që u arrestua në Aeroportin e Prishtinës

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Media në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Njëri prej tyre, siç mëson Sinjali është Ukë Hoti, 52-vjeçar – i cili është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku pas verifikimit, rezultoi se ndaj tij ka urdhëresë aktive.

I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, pasi Gjykata Themelore në Prizren e kishte shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat